Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pogba drejt Al-Ittihadit

Paul Pogba

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba mund të transferohet në Arabinë Saudite, ka shkruar goal.com të hënën.

Francezi së fundi ka vizituar qendrën stërvitore të skuadrës Al-Ittihad. Pogba po shqyrton mundësitë për vazhdim të karrierës dhe në kuadër të kësaj vizitoi klubin arab.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pogba ka pasur telashe me lëndime edicionin e kaluar dhe luajti vetëm gjashtë ndeshje në Serie A.

Te skuadra arabe ai mund të bashkohet me N’Golo Kanten dhe Karim Benzema, që tashmë i janë bashkuar Al-Ittihadit.