N’Golo Kante pritet të jetë një tjetër futbollist i madh që nënshkruan për një klub të elitës së futbollit në Arabinë Saudite, ka raportuar “The Times” të enjten.
Mesfushori francez pritet t’i bashkohet Al Ittihadit me marrëveshje dyvjeçare. Ai do të paguhet 100 milionë euro në edicion.
Kontrata e Kantes me Chelsean skadon pas tri javësh. Al Ittihad ka konfirmuar tashmë transferimin e ish-sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema. Benzema u largua nga Real Madridi.