Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kante zyrtarizohet tek Al-Ittihadi

Mesfushori N’Golo Kante është zyrtarizuar në Arabinë Saudite, te skuadra e Al-Ittihadit.

Kante, që së fundmi ishte pjesë e Chelseat, ka nënshkruan kontratë deri në vitin 2027, përfshirë një paketë me të drejta komerciale dhe të drejtat e imazhit.

Ai do të fitojë 25 milionë euro për sezon.

32-vjeçari ishte te Chelsea nga viti 2016. Fitoi pothuajse të gjithë titujt e rëndësishëm. Kishte fituar Premier Leaguen edhe me Leicesterin.

Ekipet arabe kanë transferuar një numër të konsiderueshëm të lojtarëve të njohur nga Evropa. Po synojnë ta promovojnë më shumë futbollin.