Paul Pogba dhe Federico Chiesa nuk janë përfshirë në listën e trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri, për duelin e Ligës së Evropës kundër Nantesit.
Francezi stërviti me pjesën tjetër të skuadrës në “Continassa” të mërkurën në mëngjes, ndërsa Chiesa ushtroi në palestër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy lojtarët, megjithatë, nuk do të luajnë kundër skuadrës franceze.
Pogba ende nuk është paraqitur në ndonjë ndeshje të këtij sezoni me Juventusin, pasi kishte telashe me meniskun, ndërsa Chiesa do të mungojë për ndeshjen e dytë rresht.
Juventusi duhet të fitojë në Francë për t’u kualifikuar për 1/16 e kësaj gare, pas barazimit 1:1 në Torino. Ndeshja e kthimit është të enjten.