Selektori i Përfaqësueses së Italisë, Gennaro Gattuso, ka zbuluar se sulmuesi i Liverpoolit, Federico Chiesa, pavarësisht ftesës vendosi që të mos luajë për “azzurrët” në dy ndeshjet e këtij muaji. Gattuso nuk tregoi saktësisht arsyen pse Chiesa mungon.
Italia të enjten luan në udhëtim te Moldavia, kurse më 16 nëntor e pret Norvegjinë. Ndeshjet u takojnë kualifikimeve për Botërorin 2026.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë flas shpesh me të. Ne duhet të respektojmë vendimet dhe problemet që secili prej nesh ka. Ne e dimë mirë se çfarë i themi njëri-tjetrit dhe unë duhet ta respektoj atë që lojtari më thotë. Nuk mund të them asgjë tjetër”, u shpreh 47-vjeçari Gattuso.
Chiesa nuk ka luajtur për Italinë që nga Kampionati Evropian i vitit të kaluar.
28-vjeçari debutoi tek Italia në vitin 2018, ndërsa në 51 paraqitje me “azzurrët” i ka shtatë gola.