Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chiesa pritet të kthehet tek Italia

Federico Chiesa

Sulmuesi i Liverpoolit, Federico Chiesa, pritet të ftohet nga Përfaqësuesja e Italisë për dy ndeshjet e tetorit.

Chiesa nuk ka luajtur për Italinë që nga Kampionati Evropian i vitit të kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kthimin e tij e ka paralajmëruar të martën “Gazzetta dello Sport”.

Selektori i Italisë, Gennaro Gattuso, së shpejti pritet ta publikojë listën e futbollistëve të ftuar.

Italia më 11 tetor luan në udhëtim tek Estonia, kurse më 14 tetor e pret Izraelin. Ndeshjet janë të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Italia renditet në pozitën e dytë me nëntë pikë në Grupin I. Norvegjia i prin grupit me 15 pikë.

27-vjeçari Chiesa me Italinë ka shtatë gola të realizuar në 51 ndeshje.

Në gjashtë paraqitje për “të kuqtë” këtë edicion ka dy gola dhe dy asistime.