Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chiesa synon fillim të ri me trajnerin Iraola

Federico Chiesa

Federico Chiesa ka bërë të ditur se synon të nisë një kapitull të ri te Liverpooli nën drejtimin e trajnerit Andoni Iraola. Chiesa ka theksuar se fokusi i tij mbetet te klubi anglez, pavarësisht spekulimeve për një rikthim në Serie A. 

Sulmuesi italian, i cili nuk pati shumë hapësirë edicionin e kaluar, u shpreh i vendosur të luftojë për një vend në formacion dhe beson se ndryshimi në shtabin teknik do t’i ofrojë mundësi të reja për të dëshmuar vlerat. 

“Fillimi i edicionit është gjithmonë fillim i ri. Sezonin e kaluar nën drejtimin e Arne Slot po përpiqesha të bëja më të mirën time. Sigurisht që doja të luaja më shumë, por është si është. Trajneri kishte planet e tij të lojës, merrte vendimet e tij, nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Është futboll. Këtë vit le të themi se është kapitull i ri. Ka një trajner të ri dhe unë duhet të përqendrohem në këtë”, ka thënë Chiesa, shkruan të hënën “Reuters”. 

28-vjeçari me Liverpoolin ka kontratë deri në verën e vitit 2028. 

Pjesë e “The Reeds” është nga viti 2024 kur u transferua nga Juventusi për 12 milionë euro.