Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chiesa: Juventusi është në zemrën time

Federico Chiesa

Sulmuesi italian, Federico Chiesa, ka deklaruar se klubi i tij i zemrës është Juventusi. Chiesa luan për skuadrën e Liverpoolit.

Italiani pikërisht nga Juve u transferua te Liverpooli në vitin 2024 për 12 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Chiesa në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” deklaroi se nuk ka dashur të largohet nga Juventusi.

Por ai tregon se nuk i është ofruar mundësia e vazhdimit të kontratës nga drejtuesit e Juves.

Chiesa në të ardhmen dëshiron të luajë sërish për “Zonjën e Vjetër”.

 “Juventusi do të mbetet gjithmonë në zemrën time dhe do të kisha shumë dëshirë të rikthehesha. Me Juventusin nuk kam folur kurrë për para dhe nuk do ta bëj as në të ardhmen. Unë nuk do të isha larguar kurrë me dëshirën time. U tha gjithashtu se po kërkoja shumë para, por e vërteta është ndryshe, mua nuk më është ofruar kurrë rinovimi i kontratës. Madje nuk kemi folur asnjëherë për këtë çështje”, ka thënë sulmuesi i krahut. 28-vjeçari luajti për tri edicione te klubi i madh italian.

Ndërsa Chiesas kontrata me Liverpoolin i përfundon në verën e vitit 2028.