Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Befasi tek Italia, mungon Chiesa

Federico Chiesa

Federico Chiesa i Liverpoolit dhe Nicolo Zaniolo i Udineses janë prej lojtarëve më të njohur që mungojnë në listën e Italisë për duelet ndaj Moldavisë dhe Norvegjisë.

Këto dy ballafaqime, që luhen më 13 dhe 16 nëntor, i takojnë Grupit I kualifikues për Botërorin 2026.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Norvegjia është e para me 18 pikë nga gjashtë ndeshje, tri më shumë se Italia.

Chiesa nuk ka luajtur me fanellën “azzurre” prej përfundimit të Evropianit 2024.

Ai golin e parë në Premier League në këtë edicion e shënoi në xhiron e parë në fitoren 4:2 ndaj Bournemouthit.

Zaniolo ndërkohë ka tre gola të realizuar në katër ndeshjet e fundit në Serie A për Udinesen.