Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chiesa rikthehet në fushë këtë vikend

Sulmuesi i krahut, Federico Chiesa, do të rikthehet më në fund në fushë pas një periudhe të gjatë. “Calciomercato” ka raportuar të hënën se Chiesa pritet të luajë për Juventusin në ndeshjen kampionale kundër Empolit, që zhvillohet këtë fundjavë në Torino.

Mësohet se Chiesa është rikuperuar plotësisht nga lëndimi që e mbajti për nëntë muaj jashtë fushës. Ai ka kohë që ka filluar stërvitjet me pjesën tjetër të ekipit dhe ditëve në vijim do të luajë në një miqësore për ta konfirmuar rikthimin e tij të plotë.

24-vjeçari ishte njëri prej lojtarëve kryesorë te Juventusi dhe në Serie A përpara se të lëndohet dhe për “Zonjën e Vjetër” do të jetë një armë shtesë për repartin e sulmit në këtë sezon.

Artikuj të ngjashëm