Ylli i Juventusit, Federico Chiesa, e ka kompletuar seancën stërvitore të premten në mëngjes dhe do të jetë gati për ndeshjen kundër Fiorentinas, të dielën.
Futbollisti i talentuar ka munguar të enjten në stërvitje për shkak se ishte i sëmurë, por është kthyer një ditë më pas në “Continassa”, ka shkruar “Football-Italia”. 26-vjeçari do të luajë kundër ish-skuadrës, Fiorentinas, në “Allianz Stadium” të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChiesa shënoi në fitoren 2:0 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë kundër Lazios, të martën mbrëma. Chiesa ka shënuar shtatë gola në 27 paraqitje në të gjitha garat e edicionit aktual, ndërsa ka edhe dy asistime.