Federico Chiesa ka marrë goditje në stërvitjen e së mërkurës në mëngjes, në “Continassa”.
Gjendja e tij do të rivlerësohet të enjten, por situata e tij nuk është shqetësuese për stafin mjekësor të skuadrës së madhe italiane.
Chiesa nuk e kompletoi stërvitjen pas ndërhyrjes nga bashkëlojtari i tij, Alex Sandro.
Ai është goditur në këmbën e djathtë.
“Football-Italia” mëson se Chiesa megjithatë pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës kundër Napolit në “Stadio Maradona”, në kuadër të Serie A.
Chiesa ka shënuar gjashtë gola në 22 paraqitje në të gjitha garat, por në vitin 2024 ka shënuar vetëm një herë në fitoren 3:1 kundër Sassuolos.
Artikuj të ngjashëm