Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chiesa e Gatti mund të luajnë ndaj Lazios

Federico Chiesa dhe Gatti kanë stërvitur me bashkëlojtarët te Juventusi të mërkurën dhe pritet të luajnë në ndeshjen kundër Lazios të dielën.

Disa lojtarë që kanë qenë në detyrë me përfaqësueset janë kthyer në Torino, ndërsa Chiesa e Gatti kanë stërvitur normalisht në “Continassa”.

Chiesa pati telashe me muskul dhe u largua nga përfaqësuesja italiane javën e kaluar, kurse Gatti kishte lëndim në nyjën e këmbës në fitoren ndaj Empolit.

Juventusi ka shtatë pikë nga tri ndeshjet e para të këtij edicioni. Chiesa në këtë edicion ka shënuar dy gola, një kundër Udineses dhe një tjetër ndaj Empolit.

Artikuj të ngjashëm