Sulmuesi i krahut, Federico Chiesa, këtë vikend do të rikthehet në fushë për Juventusin pas një mungese të gjatë shkaku i lëndimit, ka njoftuar “Tuttosport” të enjten. Chiesa është rikuperuar plotësisht nga operimi i gjurit dhe do të jetë i gatshëm për duelin ndaj Lecces.
Ai do të përfshihet në ekip nga trajneri Massimiliano Allegri dhe thuhet se do t’i ketë disa minuta në këtë përballje të kampionatit italian.
Dueli mes Lecces e Juventusit luhet të shtunën mbrëma dhe i takon xhiros 12-të në Serie A. 25-vjeçari Chiesa nuk ka luajtur prej fillimit të këtij viti pas lëndimit të gjurit.