Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chiesa pritet së shpejti të rikthehet në fushë

Sulmuesi i krahut, Federico Chiesa pothuajse është rikuperuar nga operimi i gjurit dhe pritet së shpejti të kthehet në aksion për Juventusin, ka njoftuar “Sky Sports Italia” të premten.

24-vjeçari qe lënduar rëndë në janar të këtij viti duke e përfunduar para kohës sezonin e shkuar, në të cilin ishte në formë jetësore.

Mësohet se Chiesa brenda pak javësh do t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit në stërvitje.

Thuhet se ai po planifikon të kthehet në fushë në fillim të nëntorit, në mënyrë që të jetë plotësisht i gatshëm për të luajtur për pjesën e dytë të sezonit.

Mungesa e Chiesas e ka penalizuar Juventusin, pasi italiani ishte njëri prej lojtarëve kryesor në ekip.