Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chiesa ende është larg shërimit

Shërimi i Federico Chiesas nga lëndimi i ligamentit të gjurit është duke shkuar mirë, por ka ende kohë shumë të gjatë për të kaluar.

Futbollisti i Juventusit pësoi dëmtim shumë të rëndë në pjesën e parë të fitores 4:3 ndaj Romës më 9 janar.

Ai u operua në Austri disa javë më vonë, e që përfundoi me sukses.

“La Gazetta dello Sport”, ka shkruar të shtunën se Chiesa duhet të ketë durim dhe se nuk pritet të kthehet në fushën e lojës deri në shtator apo tetor.