Sulmuesi Federico Chiesa ka gjasa të mëdha t’i mungojë Juventusit në derbin ndaj skuadrës së Milanit, kanë njoftuar të hënën mediumet italiane.
Chiesa ishte ftuar te Italia në grumbullim për ndeshjet e këtij muaji, por u largua nga kampi pas pak ditësh për shkak të lëndimit të muskulit të këmbës.
Chiesa ka një javë që nuk është stërvitur dhe te Juventusi po përpiqen të bëjnë të pamundurën për ta aftësuar për duelin me Milanin.
Kjo ndeshje luhet të dielën mbrëma në stadiumin “San Siro” dhe i takon xhiros së 9-të të kampionatit italian.
Chiesa këtë sezon ka qenë njëri prej lojtarëve kryesorë të Juventusit, ku në 7 paraqitje në Serie A, ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 1 asistim.