Federico Chiesa do të ketë ndeshje të veçantë e të vështirë po ashtu me Juventusin në fundjavë.
Juventusi luan në udhëtim te Fiorentina, te skuadra në formë që udhëhiqet nga trajneri Vincenzo Italiano.
Për Chiesan do të jetë rikthimi i parë në stadiumin e Fiorentinas, qëkur ai u transferua te “bianconerët” në tetor të vitit 2020. Ai mungoi në katër ndeshjet e fundit në udhëtim te Fiorentina për shkak të lëndimeve të ndryshme.
Por të dielën do të jetë i gatshëm për duelin e xhiros së 11-të që nis në orën 20:45.
Juventusi ka 23 pikë pas 10 ndeshjeve, kurse Fiorentina ka 17 pikë.