Sulmuesi i krahut, Federico Chiesa, është pajtuar ta rinovojë për një vit kontratën me skuadrën e Juventusit. “Calciomercato” ka njoftuar të martën se palët tashmë kanë arritur marrëveshjen, ndërsa zyrtarizimi i vazhdimit të bashkëpunimit do të bëhet në fillim të muajit janar. Me rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2025, Chiesa do të mbetet pjesë e Juventusit deri në verën e vitit 2026.
Po ashtu Chiesa do të ketë edhe pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh plus bonuset. 26-vjeçari është njëri prej lojtarëve kryesorë të Juventusit këtë edicion, ku ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 2 asistime në 15 paraqitje në kampionat. Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Fiorentina dhe me ekipin nga Torino ka të fituar një kupë dhe një Superkupë të Italisë.