Sulmuesi i krahut, Federico Chiesa nuk do të largohet nga skuadra e Juventusit gjatë kësaj vere. “Calciomercato” ka shkruar se Chiesa tashmë ka refuzuar ofertat e skuadrave tjera, pasi ka arritur marrëveshje me Juventusin për rinovimin e kontratës.
Me rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2025, e që do të bëhet zyrtare javën e ardhshme, Chiesa do të jetë pjesë e Juventusit deri në verën e vitit 2027.
Për 25-vjeçarin kishin shprehur interesim ekipet nga Arabia Saudite dhe Anglia, por Chiesa ishte i vendosur të mbetet në Torino për ta ndihmuar Juventusin në edicionin e ri.
Ai iu bashkua Juventusit para tre vjetësh nga Fiorentina, ndërsa edicionin e fundit, shënoi 4 gola dhe asistoi 6 herë në 33 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.