Federico Chiesa së shpejti do ta rinovojë kontratën me Juventusin, pasi është në negociata me ekipin nga Serie A. “Tuttosport” ka raportuar të premten së palët janë pranë arritjes së marrëveshjes dhe se gjithçka do të bëhet zyrtare muajin tjetër.
Me rinovimin e kontratës, Chiesa do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2026 dhe do ta ketë opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Kontrata aktuale i skadon sulmuesit në vitin 2025, ndërsa këtë edicion Chiesa është njëri prej lojtarëve kryesorë të Juventusit.
Në 8 paraqitje kampionale, 26-vjeçari ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 1 asistim. Chiesa është pjesë e Juventusit prej vitit 2020, kur iu bashkua nga skuadra e Fiorentinës.
Artikuj të ngjashëm