Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chiesa te Juventusi deri më 2026

Federico Chiesa

Sulmuesi Federico Chiesa ka arritur marrëveshje me Juventusin për rinovimin e kontratës, ka njoftuar “Calciomercato” të mërkurën. Bëhet e ditur se Chiesa është pajtuar ta rinovojë për një vit kontratën që i skadon në vitin 2025 me ekipin nga Torino.

Zyrtarizimi pritet të bëhet brenda këtij viti, ndërsa me rinovimin e kontratës, Chiesa do të jetë pjesë e Juventusit deri në verën e vitit 2016 dhe do të ketë pagë dukshëm më të madhe.

26-vjeçari është njëri prej lojtarëve kryesor te Juventusi, ndërsa këtë edicion ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 1 asistim në 11 paraqitje në Serie A. Chiesa është pjesë e Juventusit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga skuadra e Fiorentinës.

Artikuj të ngjashëm