Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pochettino krahason Brojën me Kanen

Mauricio Pochettino e ka krahasuar Armando Brojën me sulmuesin Harry Kane, ndërsa ka folur edhe për “potencialin e jashtëzakonshëm” të sulmuesit të shumëkërkuar.

Chelsea vazhdon të jetë i hapur për ofertat për Brojën.

Për sulmuesin e Shqipërisë interesim kanë shprehur Fulhami, Wolvesi dhe West Ham Unitedi.

Sulmuesi 22-vjeçar ka pasur vështirësi ta gjejë formën më të mirë me “Blutë e Londrës”, pas lëndimit të rëndë që e pati në gju.

Ai ka shënuar vetëm dy gola.

Edhe Pochettino: Jam shumë i lumtur që kemi Brojën Sport 2 v. më parë Pochettino: Jam shumë i lumtur që kemi Brojën

Në mbrojtje të Brojës, Pochettino ka ngritur paralele mes situatës së tij dhe atë të sulmuesit anglez Kane në ditët e hershme te Tottenhami.

Ai e ka këshilluar sulmuesin e ri që të mos i lërë spekulimet rreth transferimit që të ndikojnë në paraqitjen në fushën e lojës.

“Potenciali është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Pochettino.

“Të gjithë sulmuesit e mëdhenj kanë nevojë për kohë. Kur janë të rinj, ata duhet ta gjejnë balancimin e duhur. Por, besoj se ai ka potencial të jashtëzakonshëm si sulmues. E krahasoj me Harry Kanen. Ai shkoi në formë huazimi te Leyton Orient, Norwichi, dhe kaloi kohë për ta gjetur balancimin. Në gjashtë muajt tonë të parë ai nisi t’i shfaqte aftësitë në dhjetor dhe janar dhe që nga ajo kohë ne filluam ta shohim potencialin e tij të vërtetë”, deklaroi Pochettino.

Spekulimet e vazhdueshme për lëvizjen e Victor Osimhenit të Napolit te Chelsea në afatin kalimtar të verës e kanë shtuar edhe më shumë presionin te Broja. Megjithatë, Pochettino beson se kjo është pjesë përbërëse e sportit dhe e ka inkurajuar sulmuesin e talentuar që të fokusohet në detyrën që ka para dhe t’i lërë prapa spekulimet.

“Është pjesë e biznesit, pjesë e futbollit”, ka thënë trajneri i Chelseat.

“Në fund nuk mund të largohesh. Nëse ne i duam të gjitha përfitimet për të qenë ky klub, Chelsea, ne duhet ta pranojmë se është përgjegjësi masive dhe gjërat e tilla mund të ndodhin. Gjithmonë do të gjykohesh dhe kjo është normale, është puna jonë. Nëse dëshiron të jesh në këtë profesion dhe dëshiron të marrësh përgjegjësi të luash, duhet ta pranosh se ky është biznes. Nëse je trajner, anëtar i stafit dhe nuk e ke kapacitetin për ta përballuar presionin, është vështirë të jesh në krye. Mund të luash futboll por ndoshta jo në këtë nivel”, ka shtuar tutje ai.

Edhe Caktohet çmimi për shitjen e Brojës te Burnley Futboll 11 muaj më parë Caktohet çmimi për shitjen e Brojës te Burnley

Shitja e Brojës përbën rrezik për Chelsean pasi do ta linte Pochettinon me shumë pak opsione për fazën e sulmit. Trajneri po përballet me sfida. Nicolas Jackson është në Kupën e Afrikës, Christopher Nkunku ka lëndim muskulor, njësoj si Jhon Duran i Aston Villas, i cili po shihet si transferim i mundshëm.

Megjithatë, Chelsea gradualisht është duke e ngritur formën nën drejtimin e Pochettinos.