Skuadra e Chelseat është në fazën e shitjes së futbollistëve në afatin kalimtar të kësaj vere. Prej futbollistëve që pritet të largohen janë: Nicolas Jackson, Renato Veiga e Axel Disasi. Në listën e shitjeve është edhe qendërsulmuesi Armando Broja.
Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se katër skuadra janë duke e monitoruar situatën e reprezentuesit të Shqipërisë.
Broja për shkak të lëndimeve të shumta nuk ka mundur që të tregojë formën e tij më të mirë te klubi londinez.
23-vjeçari me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2028.
Nga Bundesliga gjermane, skuadra si Stuttgart dhe RB Leipzig, nga Serie A, Parma dhe nga kampionati holandez, PSV Eindhoven, e dëshirojnë transferimin e Brojës.
Sulmuesi i Shqipërisë së fundi ishte i huazuar tek Evertoni.