Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Kështu të paktën ka raportuar The Sun të martën.
Sulmuesi 23-vjeçar i Shqipërisë nuk ka pasur periudhë të suksesshme tek ekipi londinez, kryesisht për shkak të lëndimeve të shumta. Ai ka pasur periudha huazimi, por ende nuk ka shfaqur as për së afërmi potencialin që ka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurime të “SunSport” kanë bërë të ditur se Milani dhe Ajaxi janë interesuar për Brojën. Për sulmuesin e fuqishëm tashmë janë zhvilluar bisedime me PSV-në dhe RB Leipzigun.
Broja ka pasur periudha huazimi te Vitesse, Southamptoni, Fulhami dhe së fundit tek Evertoni.