Skuadra italiane, Cagliari, po e shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Burnleyt, Armando Brojës.
Mediumet italiane kanë shkruar se klubi italian e sheh sulmuesin shqiptar si një përforcim të rëndësishëm.
Mësohet se ende nuk kanë nisur bisedimet zyrtare mes dy klubeve.
Sipas raportimeve, Broja ka dhënë pëlqimin e tij për t’u transferuar te Cagliari.
Broja në edicionin e fundit nuk pati shumë hapësire te skuadra e Burnleyt.
Në të gjitha garat ai luajti vetëm 990 minuta, derisa kontribuoi me një gol dhe dy asistime.