Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Broja do të debutojë së shpejti te Burnley

Armando Broja

Sulmuesi Armando Broja ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e parë me skuadrën e Burnleyt.

Broja më 8 gusht u transferua te Burnley nga Chelsea për 23 milionë euro.

Ai deri më tani nuk ka qenë në formën më të mirë.

“Rotowire”, ka shkruar të hënën se Broja mund të debutojë me Burnleyn të martën.

Burnley në kuadër të raundit të dytë të EFL Cup do të përballet me Derby Countyn, që bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Edhe Broja transferohet te Burnley Futboll Broja transferohet te Burnley

Mësohet se Broja mund të fitojë disa minuta ndaj Derby Countyt.

Broja i mungoi Burnleyt në dy ndeshjet e para të edicionit të ri në Premier League.

Burnley në ndeshjen hapëse u mposht 3:0 nga Tottenham Hotspuri kurse në xhiron e dytë fitoi ndaj Sunderlandit me rezultatin 2:0.

23-vjeçari Broja me Burnleyn ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Edhe Caktohet çmimi për shitjen e Brojës te Burnley Futboll Caktohet çmimi për shitjen e Brojës te Burnley

Reprezentuesi i Shqipërisë edicionin e kaluar ishte i huazuar tek Evertoni.

Në të kaluarën ka pasur periudha huazimi edhe te Vitesse, Southamptoni dhe Fulhami.