Futboll

Chelsea ia cakton çmimin Brojës

Broja

Duke pasur parasysh interesimin e skuadrave gjermane drejtuesit e Chelseat tashmë ia kanë caktuar çmimin sulmuesit Armando Broja. 

Mediumet angleze kanë raportuar të martën se për ta liruar Brojën, Chelsea po kërkon 30 milionë euro.

Klubi londinez nuk e ka në plan qendërsulmuesin për edicionin e ardhshëm dhe është i hapur që të dëgjojë oferta. 

Dy skuadrat nga Bundesliga gjermane, Stuttgart dhe RB Leipzig, e dëshirojnë transferimin e Reprezentuesit të Shqipërisë. 

23-vjeçari me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2028. 

Me gjigantin anglez ka luajtur në 38 ndeshje duke kontribuar me tri gola dhe dy asistime. 

Broja ishte i huazuar nga Chelsea tek Evertoni gjatë edicionit 2024/2025. 

Në të kaluarën ka pasur periudha huazimi edhe te Vitesse, Southamptoni dhe Fulhami.