Futbollisti i Chelseat, Armando Broja, karrierën mund ta vazhdojë në Bundesligën gjermane. Broja po kërkohet nga dy skuadra të mëdha gjermane, Leipzigu dhe Stuttgarti.
Pasi i përfundoi huazimi tek Evertoni, Broja është kthyer tashmë te skuadra e Chelseat. Me klubin londinez ka kontratë deri në verën e vitit 2028.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLeipzigu e sheh Brojën si sulmues që ka cilësi dhe që mund ta ndihmojë skuadrën për edicionin e ardhshëm.
Ndërkohë Stuttgarti synon që ta forcojë sulmin dhe është i hapur për të negociuar me Chelsean për qendërsulmuesin Broja.
Stuttgarti dëshiron që ta huazojë reprezentuesin e Shqipërisë. Por Chelsea nuk dëshiron që sërish ta huazojë Brojën, por ta shesë atë.
23-vjeçari Broja nuk ishte pjesë e Chelseat në Kupën e Botës për Klube që u mbajt në SHBA. Chelsea e fitoi Botërorin e Klubeve duke e mposhtur në finale PSG-në me rezultatin e thellë, 3:0.
Broja në të kaluarën ka pasur periudha huazimi edhe te Vitesse, Southamptoni dhe Fulhami.