Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, ka mohuar se Armando Broja do të largohet nga klubi londinez. Ai ka thënë se është shumë i lumtur me paraqitjet e Brojës.
“Ne patëm një bisedë me pronarët dhe drejtorët dje dhe sot. Ne po kërkojmë në treg si ekipet e tjera për opsione ose mundësi. Por unë jam shumë i lumtur sepse kemi Armando Brojën. Ne kemi lojtarë të ndryshëm që mund të luajnë në pozicionin e sulmuesit”, ka thënë Pochettino gjatë konferencës për media para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Ligës ndaj Middlesbrought.
Ndeshja luhet të martën nga ora 21:00. Sulmuesi 22-vjeçar në 15 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual për Chelsean ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim.