Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea refuzon ofertën e Wolvesit për Brojën

Chelsea ka refuzuar ofertën e parë të Wolverhampton Wolvesit për sulmuesin shqiptar, Armando Broja.

Për mundësinë e qëndrimit edhe më gjatë te Chelsea ka folur edhe trajneri Mauricio Pochettino. Ai ka thënë se janë të qetë.

“Nuk kemi asgjë për të komunikuar për Brojën. Gjithçka është e qetë dhe ne jemi shumë të qetë këtu”, ka thënë të martën Pochettino për “The Evening Standard”.

22-vjeçari me Chelsean ka kontratë deri në verën e vitit 2028. Në edicionin aktual në Premier League ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim në 13 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm