Chelsea ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën e Botës për Klube, të mërkurën. Dhe në listën e përfundimtare mungon sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja.
Broja ishte i huazuar nga Chelsea tek Evertoni gjatë edicionit 2024/2025. Ai luajti dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026 me Shqipërinë.
Megjithatë, nuk do të jetë pjesë e Chelseat për turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Broja 23-vjeçar me Chelsean ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Gjasat janë të vogla që Broja të mbetet pjesë e klubit londinez.
Për Brojën interesim kanë shprehur skuadra të ndryshme nga Gjermania.