Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Plisat” 30-vjetorin e kremtojnë përmes një koncerti

Njëra nga tifozeritë më të mëdha shqiptare, “Plisat”, është duke e përgatitur një ceremoni festive, përmes së cilës do të shënojë dekadën e tretë të themelimit.

Në tridhjetë vjetorin e tifozerisë nga Prishtina "Plisat", një varg i gjatë i këngëtarëve vendas tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në koncertin madhështor, i cili do të mbahet të premten e 20 tetorit në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, nga ora 18:00.

“Plisat” në dekadën e tyre të tretë, siç mëson emisioni “Express” në KTV, kanë përgatitur një spektakël dhe koreografi për klubin e tyre të zemrës.