Gjatë mbrëmjes së sotme, grupi i tifozëve të Prishtinës, “Plisat” i kanë kënduar qytetit të tyre nga karantina.
Në 20:00 kanë filluar që të këndojnë të gjithë tifozët nga ballkonet e tyre dy këngët të cilat ata i këndojnë zakonisht ekipit të tyre në stadiume, transmeton KOHA.
Kënga e parë ishte “Rrugës sypatrembur”, ndërsa e dyta “Besa Besë”, me të cilat “Plisat” bënë që Prishtina të jehojë.
Për këtë ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, i cili ka falënderuar “Plisat”.
Artikuj të ngjashëm