Grupi i tifozëve “Plisat” po përgatiten për festën e madhe në kryeqytet pasi të dielën, klubi i futbollit Prishtina, triumfoi ndaj Gjilanit me rezultat 2-1, duke siguruar titullin e kampionit.
Në sheshin “Nënë Tereza” janë vendosur flamuj të “Plisave”. Këtë të diel Prishtina do zhvillojë ndeshjen e fundit në Superligë ndaj Ballkanit. "Plisat" nga 35 ndeshje kanë tubuar 78 pikë duke kryesuar kreun e tabelës, ndërsa Ballkani renditet në pozitën e 3-t me 71 sosh.
"Bardhekaltrit" u bën kampion të Kosovës pas tetë vjetësh. Për Prishtinën, është titulli i 11-të që nga pavarësimi i futbollit kosovar dhe i pari pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.
