Drenica është shpallur kampione e Kosovës në futsall.
Drenica të martën mbrëma mposhti Prishtinën 01 me rezultat 7:4.
Ndeshja e dytë e plejofit final u zhvillua në praninë e shumë shikuesve në palestrën e Pallatit, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Edhe ndeshjen e parë të plejofit final, Drenica e fitoi përballë ekipit prishtinas.
E kishte mposhtur 9:7 dhe kështu pas dy fitoreve, Drenica shpallet kampione e Kosovës në futboll të sallës.
Edhe
Futsal, Prishtina 01 e fiton Kupën për herë të pestë
Në fund të muajit prill, Prishtina 01 fitoi Kupën e Kosovës.
E kishte mposhtur në finale, Liqenin e Drenasit.