Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drenica “shkatërron” kampionen e Turqisë në Champions

Drenica - Futsal

Drenica ka debutuar me fitore të thellë në Ligën e Kampionëve në futsall.

Kampionia e Kosovës të martën pasdite në Budapest të Hungarisë fitoi thellë, 6:0, ndaj kampiones së Turqisë, Sakarya.

Ishte ndeshja e parë e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve në futboll të sallës. Drenica garon në Grupin D.

Luis Quintero shkëlqeu te Drenica me plot tre gola. Nga një e shënuan Jetmir Gashi, Mërgim Dervishaj dhe Sebastian Sanchez.
Skuadra drenicase dominoi nga fillimi, duke realizuar debutim ëndrrash në skenën më të madhe evropiane të futsallit.
Të mërkurën Drenica luan me Muratan e San Marinos, ndërsa të premten me Ujpeshtin hungarez. Vetëm fituesi i grupit avancon në “Main Round” të Championsit.
 


Drenica në epërsi 3:0 në ndeshjen e parë në Champions

Kampionia e Kosovës në futsall, Drenica, po udhëheqë 3:0 pas pjesës së parë të ndeshjes ndaj Sakarya të Turqisë.

Edhe Drenica kampione e Kosovës në futsall Futboll Drenica kampione e Kosovës në futsall

Ndeshja në Budapest është e para e Grupit D të raundit preliminar të Championsit. 

Luis Quintero në minutën e gjashtë, Jetmir Gashi në minutën e 11-të dhe Mërgim Dervishaj në minutën e 20-të i shënuan golat për kampionen kosovare.