Kampionia e Kosovës në futsall, Drenica, po udhëheqë 3:0 pas pjesës së parë të ndeshjes ndaj Sakarya të Turqisë.
Ndeshja në Budapest është e para e Grupit D të raundit preliminar të Championsit.
Luis Quintero në minutën e gjashtë, Jetmir Gashi në minutën e 11-të dhe Mërgim Dervishaj në minutën e 20-të i shënuan golat për kampionen kosovare.