Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drenica shkëlqen në Championsin e futsallit, 11:1

Drenica

Drenica ka shkëlqyer edhe në ndeshjen e dytë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve në futsall, përkatësisht në futboll të sallës.

Kampionia e Kosovës të mërkurën pasdite në Budapest fitoi thellë, 11:1, ndaj kampiones së San Marinos, Murata.

Për skuadrën kuqezi ishte ndeshja e dytë në raundin preliminar të Championsit. Dhe fitorja e dytë me rezultat të thellë po ashtu. Të martën Drenica fitoi 6:0 ndaj kampiones së Turqisë, Sakarya.

Ndaj Muratas, skuadra kosovare ishte e pakonkurrencë.

Që në minutën e shtatë, Mërgim Dervishaj e realizoi golin e parë. Ai e përfundoi ndeshjen me dy gola. Nga dy gola i realizuan edhe Drilon Haxhijaj e Diar Deliu. Nga një në fitoren e thellë e shtuan Jakup Ramadani, Lirigzon Xhinovci, Sebastian Sanchez e Visar Aliu. Po ashtu Murata e kishte një autogol.

Edhe Drenica “shkatërron” kampionen e Turqisë në Champions Futboll Drenica “shkatërron” kampionen e Turqisë në Champions

Të premten nga ora 18:00, Drenica luan me Ujpeshtin nikoqir. Dhe fituesi do të kalojë në “Main Round” të Championsit. Vetëm fituesi i grupit në raundin preliminar avancon tutje.

Drenica për herë të parë po paraqitet në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Kampanjën evropiane e ka nisur me dy fitore të thella.


Drenica po shkëlqen edhe në ndeshjen e dytë të Championsit

Kampionia e Kosovës në futsall, Drenica, po shkëlqen edhe në ndeshjen e dytë të raundit preliminar të Ligës së Kampionëve. Në Budapest, Drenica po udhëheqë 4:0 pas pjesës së parë ndaj skuadrës nga San Marino, Murata.

Edhe Fitorja e parë për Drenicën, humbja e gjashtë për Vushtrrinë Futboll Fitorja e parë për Drenicën, humbja e gjashtë për Vushtrrinë

Mërgim Dervishaj e shënoi golin e parë, ndërsa dy gola të tjerë ishin të Drilon Haxhijajt. U realizua edhe një autogol.

Dje Drenica fitoi 6:0 ndaj kampiones së Turqisë, Sakarya.