Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Prishtina fiton pas tetë xhirosh

Prishtina

Më 21 mars Prishtina e kishte shënuar fitoren e fundit në Superligën e Kosovës në futboll. E kishte mposhtur Ballkanin 1:0 në shtëpi, në kuadër të xhiros së 26-të. Fitore ndaj Ballkanit, Prishtina shënoi edhe të dielën.

Fitorja në Suharekë, ishte e para për Prishtinën pas plot tetë xhirosh. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prishtina e mposhti 2:1 Ballkanin, në kuadër të xhiros së parafundit të elitës së futbollit kosovar.

Ishte fitore e rëndësishme e Prishtinës në garën për të shmangur ndeshjen e barazhit për mbijetesë në Superligë.

Prishtina kaloi në epërsi më golin e Leotrim Kryeziut nga penalltia në minutën e shtatë. Në minutën e 44-t, Ballkani barazoi rezultatin. Për 1:1 golin e shënoi sulmuesi, Valentin Serebe. Golin për 2:1 e shënoi Rin Ahmeti, në minutën e 70-të.

Prishtina është në vendin e katërt me 49 pikë, ndërsa Ballkani në vendin e dytë me 58 pikë.
Prishtina në xhiron e fundit e pret Drenicën, që po ashtu është në garë për mbijetesë.
 

Lexo përditësimet tjera
Superliga e Kosovës

S'ka befasi, gara për t'i ikur barazhit bartet në xhiron e fundit