Mesfushori boshnjak Miralem Pjaniq me padurim po pret që të luajë përkrah Lionel Messit te Barcelona, shkruan agjencia Reuters.
Pjaniq më në fund është prezantuar te Barcelona të martën. Ai është transferuar nga Juventusi.
Boshnjaku ishte diagnostikuar me koronavirusin e ri dhe u desh të izolohej, para se të fillonte stërvitjet me Barcelonën javën e kaluar. Ai i është bashkuar klubit në qershor për 65 milionë euro.
“Nuk mund ta imagjinoj Messin me një fanellë tjetër. Kam menduar se çdo gjë do të përfundoj mirë”, ka thënë Pjaniq, që do ta mbajë te Barcelona fanellën me numër 8. “Dëshira ime ishte të luaja përkrah Messit dhe nuk kam pasur dyshime”.