Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pjaniqi pranë kthimit në Serie A

Mesfushori Miralem Pjaniq, sipas të gjitha gjasave, sezonin e ri do të luajë në Serie A.

Pas Juventusit, interesim për boshnjakun kanë treguar edhe Napoli, Milani, Fioretina e Lazio, ka raportuar “Tuttomercatoweb”.

Pjaniqi ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024, por ekipi spanjoll nuk po llogarit në shërbimet e tij.

Sezonin e shkuar, Pjaniqi ishte i huazuar te Beshiktashi, por ekipi turk nuk shfrytëzoi opsionin e blerjes së kartonit të tij.

Te Barça për ta lënë të lirë Pjaniqin po kërkojnë rreth 15 milionë euro.

Në kampionatin italian, 32-vjeçari ka bërë karrierë te Roma e Juventusi.

Artikuj të ngjashëm