Mesfushori Miralem Pjaniq pritet të kthehet në Serie A, pasi Napoli është favorit për transferimin e tij gjatë kësaj vere.
“Diario Sport” ka raportuar të mërkurën se krerët e Napolit pothuajse kanë arritur marrëveshje me Barcelonën për Pjaniqin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez.
32-vjeçari para fillimit të këtij edicioni u huazua te Beshiktashi, por ekipi turk nuk do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së kartonit të tij.
Napoli është i gatshëm që për Pjaniqin të ofrojë rreth 15 milionë euro pasi ka kontratë me Barçën deri në vitin 2024.
Këtë edicion Pjaniq ka vetëm katër asistime në 26 ndeshje për Beshiktashin.
Artikuj të ngjashëm