Miralem Pjaniq do të largohet nga Barcelona, pasi nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij.
Klubi spanjoll i ka bërë të ditur lojtarit se është i lirë të gjejë skuadër të re për sezonin 2022/23.
Pjaniq në edicionin e shkuar ishte i huazuar te skuadra turke Beshiktash.
Boshnjaku mund të rikthehet në kampionati italian.
Është Milani që ka kontaktuar drejtuesit e klubit dhe e kanë kërkuar në formë huazimi me të drejtë blerjeje.
Te “Rossonerët” po e shohin 32-vjeçarin si alternativë për mesfushën.
Artikuj të ngjashëm