Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pjaniq mbetet te Barcelona

Mesfushori Miralem Pjaniq nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere, njofton “Mundo Deportivo”.

Edhe pse nuk bën pjesë në planet e klubit, Pjaniq është i vendosur të qëndrojë te Barcelona, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. “Kam kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024 dhe shpresoj që edicioni i ri të jetë i suksesshëm për mua dhe klubin”, është shprehur boshnjaku.

32-vjeçari sezonin e shkuar ishte i huazuar në Turqi te Beshiktashi, ku regjistroi 26 ndeshje në të gjitha garat duke bërë katër asistime. Pjaniqi iu bashkua Barçës në vitin 2020 nga Juventusi.

Artikuj të ngjashëm