Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona do ta shesë Pjaniqin

Miralem Pjaniq karrierën pritet ta vazhdojë te skuadra turke, Beshiktash.

Sipas “Mundo Deportivos”, drejtuesit e klubit spanjoll ia kanë bërë me dije lojtarit se nuk llogarisin në shërbimet e tij për edicionin e ri.

Mesfushori është i huazuar te Beshiktashi, ekip që ka të drejtën e blerjes së tij në fund të edicionit.

Krerët e klubit spanjoll do të nisin negociatat me ekipin turk për të finalizuar marrëveshjen përfundimtare për afro 15 milionë euro.

32-vjeçari u transferua te Barcelona në vitin 2020, por nuk arriti të lërë gjurmë në “Camp Nou”.