Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pjaniqi drejt Beshiktashit

Mesfushori boshnjak Miralem Pjaniq pritet që karrierën ta vazhdoj në Superligën e Turqisë. Mediumet e huaja kanë raportuar se Pjaniqi është në bisedime të avancuara me Beshiktashin, ekip të cilit pritet t’i bashkohet.

Në fakt, thuhet se Beshiktashi tashmë ka arritur marrëveshje me Barcelonën dhe po negocion me agjentin e Pjaniqit.

Pjaniq nuk bën pjesë në planet e ekipit spanjoll dhe për këtë arsye do të largohet nga “Camp Nou”. Ai vitin e shkuar iu bashkua Barçës nga skuadra e Juventusit.

Artikuj të ngjashëm