Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pjaniq tregon arsyet e largimit nga Barcelona

Futbollisti Miralem Pjaniq ka treguar arsyet e largimit nga Barcelona.

Mesfushori boshnjak në ditën e fundit të afatit kalimtar u huazua te skuadra turke, Beshiktashi

31-vjeçari tha se trajneri Ronald Koeman kishte një qëndrim të pakuptueshëm ndaj tij.

“Koeman kishte një qëndrim ndaj meje që askush nuk e kuptoi”, deklaroi Pjaniq.

Mesfushori boshnjak gjithashtu pranoi se ishte në bisedime me Juventusin, por transferimi në Serie A nuk u realizua.