Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pjaniq: Kam dashur të kthehem te Juventusi

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjaniq, ka thënë se “do të bënte gjithçka” për t’u kthyer te Juvenutsi dhe e ka këshilluar Paulo Dybalan ta rinovojë kontratën me “Zonjën e Vjetër”.

31-vjeçari i mesfushës nga Barcelona u huazua te Besiktasi më 2 shtator, por pati raportime se ai mund të ribashkohet në “Allianz Stadium” me trajnerin Max Allegri.

Pjaniqi, i cili luajti 178 ndeshje garuese me “bianconerët” para se t’i bashkohej Barcelonës në verën e vitit 2020, ka thënë se u largua nga “blaugrana” shkaku i trajnerit Ronald Koeman.

“Besiktasi më donte me çdo kusht në ditët e fundit të afatit kalimtar veror dhe nuk mund të qëndroja te Barcelona me Koemanin. Do ta humbja edhe një vit tjetër dhe nuk doja. Koemani e ka pasur një qëndrim me mua që askush nuk e ka kuptuar, madje as Lionel Messi, i cili më pyeste shpeshherë ‘pse nuk po më fut në lojë’. Besiktasi është kampion i Turqisë dhe është në Ligën e Kampionëve dhe ngjyrat e fanellës i kanë bardh e zi. Më kanë pritur në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Pjaniqi për “Tuttosport”.