Skuadra e Napolit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, boshnjakut Miralem Pjaniq. “Corriere dello Sport” , ka shkruar të dielën se trajneri i Napolit, Luciano Spalletti tashmë e ka kontaktuar Pjaniqin për ta bindur që t’i bashkohet ekipit të tij.
Pjaniq do të largohet nga Barcelona gjatë këtij afati kalimtar, pasi edhe trajneri i ekipit spanjoll Ronald Koeman e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Mesfushori 30-vjeçar iu bashkua Barcelonës vitin e shkuar nga Juventusi dhe ka kontratë me skuadrën nga La Liga deri në vitin 2024. Pjaniq po kërkohet edhe nga Juventusi, Milani e Interi.
Artikuj të ngjashëm